Mancheseter City është rikthyer te fitorja në Ligën Premier, pasi ka mposhtur Crystal Palacen me rezultat 4-2.
Kampioni në fuqi i Anglisë e pa vetën në disavantazh 0-2 pas 45 minutave të para të ndeshjes.
Por në pjesën e dytë ndodhi rikthimi i madh falë golit të hershëm të Bernard Silvas dhe het-trikut nga Erling Haaland.
Pikërisht sulmuesi norvegjez pati notën më të lartë në ndeshje 9,3, derisa pas tij me nota të larta u vlerësuan edhe Bernardo Silva, Rodri e Phil Foden.
Ndërkohë nota më e ulët në ndeshje shkoi për portierin mysafir Vicente Guaita. /Telegrafi/