Zyrtarët e klubit të Manchester Cityt kanë zbuluar se të ardhurat vjetore kanë arritur një shifër rekorde prej 391.8 milionë funte, prej të cilave neto fitim ka pasur 20.5 milionë.
Kjo është një rritje prej 11.4 për qind të të ardhurave në krahasim me vitin e kaluar.
Megjithatë, të dhënat nuk tregojnë se shpenzimet gjatë afatit kalimtar të verës, ku trajneri i ri Pep Guardiola për përforcime ka shpenzuar më shumë se 154 milionë funte, transmeton Telegrafi.
Ky është viti i tetë radhazi që Citizens të kenë rritje të të ardhurave vjetore që nga viti 2008, kur klubin e bleu Sheikh Mansour.
Kujtojmë se Citizens kanë blerë Ilkay Gundogan, Laroy Sane, Nolito, John Stones, Claudio Bravo. /Telegrafi/