Manchester City ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 18-të të Ligës Premier.
Citizens triumfuan si mysafirë të Hull Cityt me rezultat 3:0.
Megjithëse gjatë 45 minutave të para të besuarit të Pep Guardiolës e kërkuar rrugën e golit, Citizens nuk arritën të tundin rrjetën e ekipit kundërshtar, transmeton Telegrafi.
Por, atë që nuk arritën të bënin në pjesën e parë, Citizens e arritën në pjesën e dytë.
Fillimisht goli realizoi Yaya Toure, i cili e konkretizoj një penalti në minutën e 71-të ndeshjes. Raheem Sterling paraprakisht ishte ndaluar në mënyrë të palejuar në minutën e 70-të takimit.
Vetëm pesë minuta më vonë Citizens e realizuan edhe golin e dytë. Kësaj radhe autor ishte Kelechi Ihenachos, i cili konkretizoi një pasim të saktë të Kevin de Bryune.
Në kohën shtesë Kevin Davies shënoi autogol dhe kështu vulosi rezultatin përfundimtar, atë prej 3:0 për Cityn.
Pas kësaj, City ka 39 pikë dhe gjendet në vendin e dytë të renditjes tabelore të ligë elitare angleze. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Sjn6J9TjHY8
https://www.youtube.com/watch?v=UeNo64tBIKE