Telegrafi

Citatet më interesante të Botërorit

Përderisa aktorët kryesorë dhe loja bazike u zhvillua në fushën e futbollit, si vend i bekuar i kësaj loje që është, kishte momente shumë interesante edhe prapa skenave, në konferenca për shtyp, me protagonistë nga më të ndryshmet. Kur jemi në këtë pikë, nuk vlen të përmendet asnjë emër tjetër pos Diego Armano Maradona, që u përkujdes për deklaratat spektakolare… por ai vjen më vonë!

“Dora e Zotit tani më takon mua. E imja është dora e vërtetë e Zotit. Unë e kam bërë mbrojtjen më të mirë në Botëror”. 

Kështu deklaroi sulmuesi i kombëtares së Uruguait, Luis Suarez, i cili u mundua ta shmangë disi presionin pas golit të pastër të Ganës të ndalur me të dy duart nga ai. Por, Suarez nuk ishte dhe aq i suksesshëm në këtë drejtim.

“Njerëz mendoni mirë. Ai nuk është hero, ai është një mashtrues trivial. Çfarë dore e Zotit? Ishte dora e djallit”.

Ishte ky citati i përzgjedhësit të Ganës, Milovan Rajevac, i cili në asnjë moment nuk pajtohej me homologët e tij nga Uruguai.

“Çfarë pashë prej anglezëve në barazimin e tyre 1-1 ndaj ShBA-ve, ka shumë pak të bëjë me futboll. Anglezët u janë rikthyer kohërave të vjetra, ku godisnin dhe iknin”.

Legjenda Gjermane, Franc Beckenbauer, e futi veten në telashe me futbollin anglez. Por fjalët e tij dolën të sakta pas gjithë atyre ngjarjeve që ndodhën.

“Mirë t’i shohësh tifozët e juaj duke ju vërshëllyer. Kjo është ajo mbështetje besnike”.

Kështu vendosi ta shprehte zhgënjimin e tij Wayne Rooney, për një nga Botërorët më turpërues në histori të futbollit anglez.

“Nëse Steven Gerrard luan në krahun e majtë, atëherë ne do të ishte mirë t’i paketonim valixhet që tani dhe të kthehemi në shtëpi”.

Analisti i BBC, Lee Dixon, po thuaje në mënyrë mjaft precize, arriti ta thoshte komentin më kuptimplotë të një eksperti britanik gjatë gjithë kampionatit.

“Ai nuk di se si t’i kontrollojë fëmijët e tij. Nuk e di se si e bën ai këtë në fushë”.

Bashkëshortja e gjyqtarit të finales, Howard Webb, ka ripërsëritur paaftësinë e bashkëshortit të saj për t’u marrë me sjelljet jo të matura të fëmijëve.

“Unë më shumë preferoj një trajner të qetë në pankinë si Van Marwijk, se sa një idiot si Maradona apo Dunga”.

Ishte ky mendimi i Wesley Sneijderit, që duket se është i kënaqur me faktin se pse Jose Mourinho u largua për t’ia lënë vendin Rafa Benitezit.

“Nëse do të luaja aq keq si John Terry ndaj Gjermanisë, atëherë nuk do të isha në gjendje të kthehesha në Argjentinë”.

Marin Demichelis duket se foli para kohe. Ajo që i ngjasoi John Terryt, i ndodhi edhe Demichelis dhe po njëjtë ndaj Gjermanisë.

“Katër vite më parë ne ishim lëvduar si kampionë, kurse sot po luajmë sikurse cjape të stërplakura”.

Gennaro Gattuso edhe njëherë e dëshmoi se kush është bosi, duke dalë më trim nga të gjithë…

“Personalisht mallkoj kur shoh gabimet evidente të gjyqtarëve, por ky nuk është fundi i kampionatit apo i futbollit, kjo mund të ndodhë. Ne natyrisht do të fillojmë përsëri në bord bisedimet për futjen e teknologjisë dhe rasti i parë do të jetë në korrik”.

Njeriu që kemi menduar se kurrë nuk do të bindej për idetë e tij konservatore, Sepp Blatter, më në fund ka pranuar fillimin e shqyrtimit të teknologjisë në vijën e golit, gjithë kjo një ditë pas golit të pastër të anuluar të Frank Lampard.

“Nëse grupi “Oasis” e do aq shumë Anglinë sa Manchester Cityn, atëherë unë mund t’u them atyre se unë do të bëj gjithçka për të eliminuar ata që e mposhtën Anglinë e tyre të dashur”.

Fansi i madh i muzikës britanike, Lionel Messi, duket ta ketë pasur ndërmend planin për të mposhtur Gjermaninë. Por plani i tij mbase nuk funksionoi!

“Unë jam një romancier i vjetër. Njerëzit mund të mendojnë se kam një fytyrë të keqe, por më pëlqejnë t’i dërgoj kartolina dhe lule gruas time dhe gjithashtu kam dëshirë edhe t’i pranoj ato”.

Braziliani ‘i çmendur’, Melo, tentoi të bindë popullin brazilian se ai nuk është njeri i keq, por vetëm një futbollist i keq!

“Mirë, ishte vetëm një oktapod”.

Mbrojtësi spanjoll Carlos Marchena përgjigjet në mënyrë mjaft letrare sa i përket gjallesës tetëkëmbëshe që i qëlloi të gjitha ndeshjet, madje duke mos i besuar oktapodit të quajtur Paul. Dhe shikoni se çfarë idioti duket tani.

 

MARADONA

 

“Unë preferoj femrat. Unë jam në lidhje me Veronican, ajo është 31 vjeçare, ajo është bionde dhe është e bukur. Jo, nuk jam aq i shpërfytyruar. Por, do të doja t’i përgëzoja lojtarët e mi sa herë që luajnë kështu si sot”.

Ishte përgjigja e Diego Armando Maradonës drejtuar një gazetari që e akuzonte për homoseksualizëm.

“Më pëlqen shumë Mourinho. Unë e kam marrë numrin e tij të telefonit dhe ndoshta do ta thërras. Ne kemi kaluar orë të tëra duke folur për futboll, taktika ofensive dhe defensive. Ai mu duk si nga ata djemtë pranë tavolinave të shtratit, cilëve u kërkoni diçka sa herë keni nevojë”.

Shumica e njerëzve mbajnë librat e tyre pranë tavolinave të shtratit, por Maradona preferon strategë të klasit botëror. Mirëpo, atij nuk i është mbyllur goja, ai nuk mund të kërkojë një gjë të tillë.

“Ta bëni Messin të lumtur është krenaria e të gjithëve, duke përfshirë dhe bashkëlojtarët e tij. Gjithë kjo sepse e shihni Messin duke bërë shaka me Pastoren apo me Garcen dhe ai kurrë nuk i ka takuar ata më parë”.

Heroi argjentinas zbulon veten e tij në kampin e pa-rivalizuar të Argjentinës. Dhe vetëm prisni kur të gjithë ta njohin mirë njëri tjetrin.

“Shumë gazetarë duhet t’u kërkojnë falje lojtarëve. Unë nuk kërkoj që t’i lëshoni pantallonat, por do të ishte e sinqertë dhe e mirë që të gjithë të shkojmë sa më mirë”.

Për disa që shikojnë vetëm në mënyrë të drejtpërdrejtë, këto komente të Maradonës duken mjaft interesante.

“Unë kam 23 maçokë të përgatitur për të lënë dhe lëkurën e tyre në fushë. Pas çdo stërvitjeje bëhet më e vështirë për t’u vendosur”.

Maradona zbuloi cilësinë në dispozicion të tijin. Prapëseprapë ai e futi në lojë Martin Demichelis.

“Ne do të arrijmë nivelin që e meriton fanella e Argjentinës, argjentinasit duhet të relaksohen sepse për të mposhtur këtë ekip, rivalët tanë duhet të vënë gjithë mishin e tyre në skarë”.

Maradona na bën të qartë se gjermanët janë mjeshtër të skarës.

“Ktheu në muze”.

Maradona i referohet Peles, dy rivalë të cilët edhe gjatë Botërorit lansuan raketa të ndryshme ndaj njëri tjetrit… e po, siç duket Maradona ka harruar se një kohë ishte pranë vdekjes, për shkak të narkotikëve.

“Pse jo, përderisa femra e kryen gjithë punën”.

Ishte ky dhe citati i këtij Botërori. Maradona rrëmbeu kryetitujt e gazetave, pasi ua lejoi lojtarëve të bëjnë seks… /Telegrafi/