Nga: Eric Clapton
Përktheu: Besnik Hamiti
Djaloshi sytë i ka te zjarri
Buzëqeshja i shkëlqen si ari
Në duar mban lodrat që i ke dhënë
Zemrën plot gaz ta ketë.
Në skenë rri një klaun cirku
Lart një thikë mban.
Çfarë sheh e çfarë do të dëgjosh
Deri në fund të jetës do ta kujtosh.
Është e pikëllueshme, sa e pikëllueshme
Ngushëllim të lehtë nuk ka hiç.
Është e pikëllueshme, sa e pikëllueshme
Mblidhuni ju të gjithë miq
Se gaz në këtë qytet më s’ka.
Djaloshi me zemrën sa të çiltër
Dashuria e tij sa e madhe.
Më rri afër dhe do të udhëtoj me ty
Deri ku rrugë s’ka më.
Mbama dorën dhe do të ec me ty
Në natën e zezë futë.
Saherë të buzëqesh te ti mendja do të më rri
Dhe më e imta gjë do të rregullohet
Është e pikëllueshme, sa e pikëllueshme
Ngushëllim të lehtë nuk ka hiç.
Është e pikëllueshme, sa e pikëllueshme
Mblidhuni ju të gjithë miq
Se gaz në këtë qytet më s’ka.