Telegrafi

Cindy Crawford, Naomi Campbell dhe të tjera, rikrijojnë kopertinën ikonë të Vogue 30 vjet më vonë

Ka modele, por ka edhe supermodele! Këto të fundit janë pa diskutim yjet e viteve ’80, të cilat edhe sot vijojnë të jenë po aq ikonike dhe magjepsëse

Po flasim për Naomi Campbell, Cindy Crawford, Linda Evangelista dhe Christy Turlington, të cilat rikrijuan kopertinën e muajit janar 1990 për Vogue, pas më shumë se 30 viteve.

Kopertina e vitit ’90 u krijua nga fotografi brilant Peter Lindbergh, i cili zgjodhi t’i sillte supermodelet sa më natyrale dhe minimaliste. Të veshura me xhinse, bluza me ngjyra të errëta, flokë që i valëviste era dhe buzëqeshje të ëmbla dhe plot vetëbesim, vajzat pozuan dhe shkëlqyen.

Të katër modelet – si dhe Patitz, Helena Christensen dhe Claudia Schiffer, konsiderohen shpesh modelet e para që bëhen të famshme të njohura jashtë industrisë së modës. Kërkesa për ta u rrit në vitet ’90 dhe Evangelista tha në mënyrë të famshme “ne nuk zgjohemi për më pak se 10,000 dollarë në ditë”.

Modelet përjetuan modën gjatë një epoke para #MeToo, duke punuar me fotografë – përfshirë Bruce Weber, Patrick Demarchelier dhe Terry Richardson – të cilët që atëherë janë akuzuar për sjellje të papërshtatshme seksuale me modelet.

33 vite më vonë, Vogue vendosi të ribashkojë supermodelet dhe po, dukeshin elegante, chic dhe na rikujtuan edhe njëherë se pse mbajnë kurorën në industrinë e modës. Në foto mungon Tatjana Patitz, e cila fatkeqësisht, ndërroi jetë në janar të këtij viti.

Imazhi do të shfaqet në kopertinat e Vogue në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA dhe përkon me dokumentarin e ardhshëm “The Super Models”, i cili do të na rrëfejë jetën dhe karrierën e secilës prej vajzave më të famshme të atyre viteve, përmes intervistave dhe përjetimeve të tyre.