Anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, ka pranuar se më shumë do t’i pëlqente ta fitojë Ligën e Kampionëve sesa trofeun e pestë radhazi në Bundesliga.
Francezi ishte lojtari kryesor i bavarezëve në triumfin e sezonit 2012/2013, ndërsa në vitet pasuese nën Pep Guardiolan, ata dështuan të fitonin në Evropë.
Këtë edicion në krye të skuadrës është Carlo Ancelotti, i cili (së bashku me ish-trajnerin e Liverpoolit, Bob Paisley) është trajneri i vetëm që e ka fituar tri herë garën prestigjioze evropiane.
“Duam të fitojmë gjithçka. Nëse më duhet të vendos ndërmjet Bundesligas dhe Ligës së Kampionëve, do të zgjedhja Ligën e Kampionëve, sepse është më e veçantë, edhe pse Bundesliga është një gjë e madhe”.
“Shpresoj që ta fitojmë çdo trofe këtë sezon”, ka thënë 33-vjeçari për Goal. /Telegrafi/