Telegrafi

Cili transferim i verës ka impresionuar në Premier Ligë?

Manchester City ka qenë i papërmbajtur gjatë verës. Sven Goran Eriksson kishte vetëm një muaj për të kompletuar, për 60 milionë funte, një skuadër të aftë. Falë kësaj ai ka bërë një punë të mrekullueshme, City qëndron në pozitën e tretë të ligës (me gjithë humbjen e thellë prej 6-0 në Stamford Bridge) dhe duke i fituar të gjitha ndeshjes si vendas (në Eastlands), ku gjatë sezonit të kaluar dështoi të shënonte fitore.

Ajka e arritjeve të verës në City duket se ishte braziliani, Elano. Mesfushori ka treguar aftësi, mjeshtëri dhe vizion dhe është motori i këtij ekipit mbresëlënës. Martin Petrov po ashtu ka ndihmuar në suksesin e ekipit, duke dhënë një energji që i ka lejuar partnerit të tij të mesfushës, Michael Johnson, të gjejë veten.

Në anën tjetër të Manchesterit, United ka investuar fuqishëm në ngritjen e ekipit. Pavarësisht fitimit të titullin gjatë sezonit të kaluar, Ferguson u fokusua në plotësime të sulmit gjatë afatit kalimtar. Carlos Tevez gjeti vendin e tij në klub, pas pengesave që krijonte West Ham, për transferin e tij. Nani dhe Anderson arritën nga Portugalia dhe, megjithëse pritej angazhim më i pakët, ata patën rastin të gëzojnë një sërë aksionesh me ekipin e parë, duke lënë mbresa kur iu jepej rasti.

Blerja e Portsmouth, Sulley Muntari, po shijon jetën në Premier Ligë. Frenuesi i ashpër ganez, shumë shpejt e ngriti veten në një mesfushorë qendror të klasit botëror. Por rekordi i tij disiplinor le shumë për të dëshiruar, duke marrë katër kartonë të verdhë dhe një të kuq, gjatë periudhës së tij të shkurtër në Fratton Park. John Utaka duket po ashtu si një blerje tjetër inspiruese. Sulmuesi ende nuk ka siguruar pozitë të qëndrueshme në ekip, por kur ka qenë pjesë e 11-shes startuese – ritmi dhe loja e tij ka rënë mjaft në sy.

Nëse emri i Utakas mbetet nën hije, Fernando Torres, është një emër sinonim i kualitetit, mbase transferimi më i vlefshëm i verës. Torres momentalisht po vuan nga lëndimi, por edhe nga politika rrotulluese e menaxherit, Rafa Benitez. Megjithatë, kur i është dhënë rasti, spanjolli ka pranuar një furi lëvdatash dhe iu ka dhënë shpresa ambicieve të Liverpoolit për titull.

Ekipi tjetër që ëndërron trofeun, Arsenali, ka qenë përfitues nga arritja e Bacary Sagna, mbrojtësit të djathtë me aftësi tmerruese. Francezi ka ecur drejt imazhit të një mbrojtësi madhështor dhe shpejt u bë favorit në mesin e topxhinjve.

Duhet të përmendim edhe mbrojtësin Gareth Bale, uellsianin e ri të Tottenhamit. Mbrojtësi është një shkëndijë në sezonin negativ të ekipit londinez.

Kenwyne Jones po ashtu ka treguar kualitetet e tij tek Sunderland, por golat mund të jetë diferenca e përfshirjes apo jo në ekipin e trajnerit Roy Keane.

Sigurisht ka edhe mjaft emra të tjerë të ardhur këtë verë në Premier Ligë, të cilët i kemi harruar. Na shkruani se kush ju ka impresionuar këtë sezon? Kush ka qenë i mirëpritur në skuadrën tuaj favorite dhe kush ka dështuar sipas mendimit tuaj? Jepni komente.