Telegrafi

Kampioni i Islandës është kundërshtari i ardhshëm i Trepçës ’89 nëse e kalon raundin e parë

Të hënën në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për përballjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve për raundin e parë dhe raundin e dytë.

Kampioni i Kosovës në futboll, Trepça ’89, do të luajë kundër ekipit nga Ishujt Faroe, Vikingur, në raundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Trepça ’89 luan kundër klubit nga Ishujt Faroe në Ligën e Kampionëve (Foto)

Përballjet e para zhvillohen më 27 dhe 28 qershor, kurse ato kthyese më 4 dhe 5 korrik.

Në rast se kampioni i Kosovës ia del të ketë rezultat më të mirë pas dy përballjeve do të vazhdojë na raundin e dytë kualifikues.

Në këtë rast kundërshtar i Trepça ’89 do të jetë kampioni i Islandës, FH Hafnarfjordur.

Ndeshjet e para për raundin e dytë kualifikues zhvillohen më 11 dhe 12 korrik, kurse ato kthyese më 18 dhe 19 korrik. /Telegrafi/