Hulumtuesit e një universiteti britanik kanë zbuluar se meshkujt me nivele të larta të inteligjencës i japin më shumë rëndësi monogamisë dhe ekskluzivitetit seksual sesa meshkujt me nivele më të ulëta të inteligjencës.
Por, kjo lidhje mes moralit seksual dhe inteligjencës nuk pasqyrohet edhe te gratë, pasi që hulumtuesit nuk kanë gjetur ndonjë gjurmë nëse gratë e mençura janë më shumë të prira t’i qëndrojnë besnike partnerit apo jo.
Dr Satoshi Kanazawa, i cili e ka udhëhequr këtë studim, pohon se ndërlidhja e inteligjencës me monogaminë te meshkujt i ka origjinat në zhvillimin evolucionar. /Telegrafi/