Telegrafi

Cili është treguesi më i mirë që ushtroni me ngulm në palestër

Ata të cilët përpiqen kot dhe pa sukses që të skalitin pllakëzat në stomak mund të pushojnë pak, sepse ato më nuk janë kriter i rëndësishëm i cili zbulon që ushtroni tepër shumë në palestër

Pas intervistës së trajnerit personal dhe modelit Elias Karmel për revistën Details, janë vendosur standarde të reja, transmeton Telegrafi.

“Venat e dukshme janë pllakëza të reja!”

Trofeu i ri dhe i duhur kur është fjala për ushtruesit seriozë dhe adhuruesit e palestrave janë venat e dukshme.

Më e rëndësishme është vena cefale, e cila shkon nga shuplaka e dorës deri te supet, nëpërmjet bicepsit.

“Kur mund ta shihni dikë me atë venë, mbase pyesni veten:

“O njeri, ky vërtet është në formë”, thotë ai.

Çdo model i cili ndonjëherë ka marrë pjesë në ndonjë fushatë për shtëpinë Calvin Klein e ka atë venë.

Kjo është paksa pyetje rituale, mirëpo nëse ajo shihet, duart nuk ju janë mjaft të mira”, thotë trajneri personal nga New Yorku, Andrew Ginsburg.

Venat e tjera janë ato në kuadricepse dhe në anën e brendshme të pulpave, ndërsa vetëm të rrallët mund të shpresojnë të kenë vena të dukshme nën brezin e Adonisit, të cilat janë të njohura si brinjë djalli.

Vetëm të përmendim që numri i përsëritjeve të ushtrimeve për duar nuk ka kurrfarë ndikimi në dukshmërinë e venave, por për t’u dukur kjo venë, yndyra duhet patjetër të jetë më pak se 15 për qind e peshës së përgjithshme trupore.

/Telegrafi/