Telegrafi

Cili është mbrojtësi i djathtë më i mirë?

“Interi është një skuadër e mirë, mirëpo pa fenomenët si Ibra dhe Maicon, ata do të vuanin”, ka thënë mbrojtësi i Juves, Giorgio Chiellini.

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka shkuar aq larg duke thënë se Maicon një ditë do ta fitojë edhe Topin e Artë.

Megjithatë, ekzistojnë lojtarë në skuadra të ndryshme të cilat i bëjnë konkurrencë Maiconit në pozitën e tij.

Dyshja e La Ligas, Dani Alves (Barcelona) dhe Sergio Ramos (Real Madrid), janë dy nga më të mirët në botë. I tillë është edhe lojtari i Chelseat, Jose Bosingwa.

Philip Lahm (Bayern Munich) edhe pse është mbrojtës i krahut të majtë ai luan shumë mirë edhe në anën e djathtë, dhe padyshim është njëri nga më të mirët në botë.

A është Maicon më i miri në botë në pozitën e tij?