Telegrafi

Cilët meshkuj janë më tërheqës për femrat?

Në hulumtim është matur shkalla e meshkujve narcisoidë të moshës 25 vjeçare, ndërkaq hulumtuesit narcisoiditetin e kanë konsideruar si tipar e jo si defekt, transmeton Telegrafi.

Meshkujt kanë pasur për detyrë të krijojnë kontakt me femra të panjohura. Ata kryesisht kanë provuar të merrnin numrin e telefonit apo emajlin nga 23 femra, ndërkaq më shumë sukses kanë pasur ata me shkallë narcisioditeti më të madhe.

Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim që meshkujt narcisoidë më lehtë krijojnë kontakte, mirëpo, megjithatë theksojnë se nuk janë të aftë.

Për meshkujt narcisoidë, por edhe femrat që i tërheqin meshkujt e tillë, ky është lajm i mirë.

Meshkujt narcisoid gjatë qasjes janë më sharmant dhe më lehtë afrohen, por nuk janë për lidhje serioze, theksojnë shkencëtarët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën “Personality and Social Psychology Bulletin”. /Telegrafi/