Site icon Telegrafi

Cilët janë partnerët idealë të Luanit

Luani njihet si një prej shenjave më intuitive, inteligjente dhe praktike të Zodiakut. Të gjithë të lindurit e shenjës së Luanit janë si një magnet që kanë një siguri absolute në vetvete.

Përherë Luani është i sigurt në vetvete, nuk është frikacak dhe nuk ndikohet asnjëherë nga të tjerët. Ka një dëshirë të pashoqe të flasë mirë për veten, por në të njëjtën kohë edhe ta lavdërojnë të tjerët.

Është një shenjë komplekse për shkak se është sunduese, dominuese dhe kur është fjala për lidhje, për Luanët, logjika është përherë mbi zemrën.

Luani, si mbret që është, shpeshherë bëhet edhe i pakëndshëm, superior dhe arrogant, ndaj ndërton shpesh marrëdhënie të vështira, sepse ka krenari të tepruar.

Deri në 30 vjet, Luani shkon më shumë me shenjat që element kanë zjarrin: Dashi, Shigjetari, ndërsa pas moshës 30-vjeçare Luani shkon me shenjat që element kanë ajrin: Binjakët dhe Peshoret).

Shigjetari: janë shenja të fuqishme, të zjarrta, që ndajnë një dashuri të ndërsjellë me aventura. Të dyja shenjat e konsiderojnë dashurinë si përvojë jete, ndaj edhe me kalimin e kohës bëhen më të dashura e më të zjarrta. Secila pre këtyre shenjave nxit dhe frymëzon shenjën tjetër për të arritur lartësi të tjera. Luani dhe Shigjetari janë po njëlloj të fuqishme në dhomën e gjumit, duke bërë seks në mënyrën që preferon secili prej partnerëve.

Dashi: Luani dhe Dashi kanë temperamente të ngjashme, gjë që i ndihmon ata të ndajnë një qëllim të përbashkët dhe të kenë mirëkuptim me njëri-tjetrin. Të dyja shenjat janë pasiononte, energjike, por edhe pak egoiste, ndaj e dinë mirë se kur duhet ta respektojnë partnerin. Po ashtu, të dyja shenjat e duan jetën seksuale njëlloj, duke e konsideruar jetën seksuale si një pikë kyçe kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e tyre.

Binjakët: Të dyja janë shenja që kanë qasje nga kënaqësitë dhe entuziazmi. Edhe pse shohin nga kënde të ndryshme (Luani me kokë, Binjakët me zemër) diferencat i respektojnë., shkruan revista class. Ngrohtësia natyrore e Luanit është e duhura për të zbutur cinizmin natyror të Binjakëve. /Telegrafi/

Exit mobile version