Site icon Telegrafi

Cilësohet e qetë dhe stabile siguria në Komunën e Hanit të Elezit

 

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Hanit të Elezit gjatë së premtes ka mbajtur mbledhjen e parë për 2025-n, në të cilën janë diskutuar një varg pika të rendit të ditës.

Nënkryetari i kësaj komune Sevdi Dernjani me këtë rast ka thënë se bazuar në informatat e institucioneve përkatëse, gjendjen e përgjithshme e sigurisë është e qetë dhe stabile.

Ndërkaq, për informata të tjera për gjendjen e përgjithshme gjatë muajit janar, komandanti i Stacionit të Policisë në qytezën e Hanit të Elezit, Nuhi Dema, ka thënë se, “Gjendjen e përgjithshme të sigurisë e vlerësojmë të qetë dhe pa ndonjë rast të cenimit të rëndë të rendit dhe qetësisë publike. Përgjatë periudhës raportuese janë regjistruar 11 raste, që janë 2 raste më shumë se për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, ka thënë Dema.

Lulzim Dema nga Policia e vijës kufitare raportoi se gjendja e sigurisë është e mirë dhe pa ndonjë rast të cënimit të rregullave kufitare, dhe sipas tij në periudhën raportuese janë regjistruar vetëm 2 raste. /Telegrafi/

Exit mobile version