Site icon Telegrafi

Cilat vitamina ju mungojnë?

Nëse dëshironi të zbuloni se cila vitaminë ju mungon në organizëm, këtë më së miri mund ta bëni duke i shikuar në pasqyrë. Lëkura e thatë, që vërehet me paraqitjen e zbokthit dhe akneve, është pasojë e mungesës së vitaminave E, B2 dhe C.

Sytë e skuqur, të ndjeshëm në dritë dhe pjesët e nxira nën sy, janë një tregues i qartë për mungesën e vitaminës A dhe beta-karotenit. Çarja e buzëve, me plagë të lehta, tregon se keni mungesë të vitaminës E dhe B6.

Dhëmbët të cilët janë prekur nga kariesi, janë shenjë e mungesës së vitaminës C dhe kalciumit. Flokët e rralluara, të thyeshme, të thara, me maje të zbardhura dhe me zbokth, paralajmërojnë në mungesë të vitaminës B2 dhe B5.

Pamja hidhëruese dhe e pakënaqësisë në fytyrë është vetëm një shenjë e mungesës së vitaminave në grupit B.

Exit mobile version