Telegrafi

Cilat skuadra do të përballen?

Skuadrat të cilat kanë përfunduar të parat në grup do të vendosen në një ‘vazo’, ndërsa ata që përfunduan në vendin e dytë vendosen në ‘vazon’ tjetër. Një skuadër nga njëra ‘vazo’ mund të luajë vetëm me skuadrën nga ‘vazoja’ tjetër.

Skuadrat nga i njëjti shtet nuk mund të ndeshen me njëra-tjetrën, po ashtu vendi i parë dhe vendi i dytë nga i njëjti grup nuk mund të ndeshen.

Kështu, në ‘vazon’ e parë hyjnë: Roma, Panathinaikos, Barcelona, Liverpool, Manchester United, Bayern Munich, Juventus dhe Porto.

Në ‘vazon’ e dytë hyjnë: Chelsea, Inter, Sporting Lisbon, Atletico Madrid, Villarreal, Lyon, Real Madrid dhe Arsenal.

Duke pasur parasysh se Interi nuk mund të luajë kundër skuadrave italiane, Juventus dhe Roma, do të ishte përballje gjigantësh po të përballej me Barcelonën ose Manchesterin.

Chelsea nga ana tjetër do të shmang dy skuadrat angleze Liverpool dhe Manchester United, ndërkohë që mund të luajë me Panathinaikos ose Porto nëse ka fat, dy skuadra të cilat ‘rastësisht’ zunë pozitat e para në grupet e tyre.

Zonja e Vjetër nga Torino nëse ka fat të mos ndeshet me Chelsean, mund të përballet me Atletico Madridin ose Sporting Lisbonin.

Shorti do të tërhiqet më 19 dhjetor (e premte). Takimet e para do të zhvillohen më 24 dhe 25 shkurt 2009, ndërsa ndeshjet kthyese më 10 dhe 11 mars 2009.