Në një urë
Zgjidhni një orë të vonë të natës për të shëtitur bashkë nëpër qytet, dhe ndaloni tek ura më e bukur që mund të gjeni. Është mundësia më romantike që ofrojnë qytetet e mëdha.
Në breg të detit
Është vendi më klasik, më i parapëlqyer nga njerëzit në të gjithë botën për të bërë propozimin e jetës!
Në majë të malit
Ku ka vend më intim, dhe më të përshtatshëm për ta bërë një femër të ndihet e mbrojtur nga mashkulli i saj sesa një majë e lartë mali?
Në parkun e lodrave
Për ata që janë fëmijë të përjetshëm, Parku i Lojërave do t’ju japë lirinë që ju duhet për ta pyetur atë: A pranon të mos plakemi kurrë bashkë?
Në mes të gjelbërimit
Kodrat e liqenit? Jo keq. Por mund të shkoni për një vizitë së bashku në një fshat që e njihni, dhe ku e dini se ka lëndina të gjera e të gjelbëruara, ku gjithçka është e veshur me shpresë.
Në bardhësinë e dëborës
Nuk është e thënë të jetë ngrohtë, kur ju të bëni propozimin e martesës. Befasojeni të dashurën tuaj me një unazë të bukur dhe pyeteni: A dëshiron të dridhemi bashkë nga të ftohtët në gjithë vitet e ardhshme?
Në një varkë në liqen
Kaloni një fundjavë me të dashurën tuaj pranë liqenit, dhe merrni një varkë me qira për të shijuar qetësinë e tij gjatë muzgut. Atëherë, gjeni çastin e duhur dhe bëjeni hapin e madh.
Në shtëpinë tuaj
Nëse jeta pranë saj është gjëja që doni më shumë, atëherë t’i propozoni në shtëpinë ku bashkëjetoni është premtimi më i madh që mund t’i bëni një femre.