4 Lajthitjet të cilat sillen rreth saj
Vetëm një zonë erogjene nuk është e mjaftueshme që të eksitoheni
Bukuria është në hulumtim e sipër! Trupi i mashkullit dhe i femrës është përplot me zona erogjene, ndërkaq stimulimi i vetëm njërës zonë mund të shkaktojë efekt të kundërt. Paraloja duhet patjetër të jetë e shumëllojshme, sepse në të kundërtën shumë shpejt do të kalohet në monotoni, transmeton Telegrafi.
Femrat kanë nevojë për paralojë tjetër
Ky konstatim nuk është i vërtetë. Për femrën është me rëndësi mënyra me të cilën partneri e prek, e puth trupin e saj, por jo sa gjatë i bën ato gjëra. Gjithashtu edhe faza e ciklit menstrual ndikon në atë se sa është e gatshme femra për seks.
Ajo që e eksiton partnerin duhet të përsëritet
Nuk është e vërtetë, sepse përsëritja e vazhdueshme e gjërave të njëjta e irriton partnerin. Bisedoni për fantazitë, imagjinatën, vendet të cilat dëshironi t’i prekni dhe do të zbuloni shumë sekrete të cilat do t’ju çojnë në rrugëtime të reja seksuale.
Paraloja u nevojitet vetëm femrave
Në raste të shumta duket kështu, mirëpo përfundimisht nuk është e vërtetë. Paraloja është njësoj e rëndësishme edhe për femrat, edhe për meshkujt, aq më parë për ato çifte që janë në moshë paksa më të vjetër. /Telegrafi/