Këto janë shenjat e qarta!
Mashkulli i cili është i gatshëm për tradhti, është i gatshëm edhe të jetë i “zbuluar”. Ka arsyetime të gatshme, pra këto janë disa shenja tipike – shenjë e qartë që ka “mashtruar”, transmeton Telegrafi.
Ja se çfarë do t’ju thotë në fillim kur i thoni: “E di!”
Shfajësimi
Një herë kur e kapni në vepër, pothuajse çdo mashtrues do të fillojë me shfajësimet e mjerueshme të tipit: “Gabimisht e ke kuptuar”, “Ajo është vetëm mike” ose “Desha të shpëtoj lidhjen tonë”. Po. Pikërisht këto që i keni lexuar.
Hedhja e fajit partneres
Disa do të provojnë që fajin t’ia veshin partnerit sikurse ai/ajo e ka detyruar të bëjë diçka të tillë, por më së shpeshti e lidhin me faktin që ai nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për të prandaj kanë gjetur dikë që ka kohë.
Zhvendosja e vëmendjes
Në vend që të fokusohen në zgjidhjen e problemit të tradhtisë, shumica e atyre të cilët tradhtojnë, do të përpiqen të zhvendosin vëmendjen e partnerit në diçka tjetër. Për shembull, me pranimin e një sekreti të ruajtur gjatë, të cilin partneri gjithmonë ka dashur ta dëgjojë nga ta edhe para se ta kuptojnë, ju do të bëni bisedë krejtësisht tjetër.
Mohimi
Pikërisht për këtë, para se të ballafaqoheni me partnerin i cili tradhton, kujdesuni të mblidhni dëshmi të mjaftueshme, të cilat e nxjerrin atë fajtor. /Telegrafi/