Jo të gjithë e kanë të thjeshtë të flasin për dobësitë, sidomos gjatë një interviste për fillimin e një pune të re
Por në fakt, “Cilat janë dobësitë tuaja?”
Përgjigjet tuaja mund të jenë tregues edhe të papërsosmërive që në të ardhmen përdoren në disavantazhin tuaj.
Eksperti i karrierës në platformën LinkedIn, Darain Faraz, jep pesë shembuj që mund të thoni kur pyeteni për dobësitë tuaja, nëse një nga tuajat nuk ju vjen menjëherë në mendje paraprakisht.
Mendoni për komentet e fundit që keni pasur, ose objektivat dhe synimet që mund të funksionojnë, me kusht që të jepni shembuj se si po zhvilloheni. Siç thotë ai, “Gjëja kryesore që duhet mbajtur mend me këtë pyetje është se të gjithë kanë dobësi, pavarësisht nga niveli apo përvoja e tyre, prandaj mos u frikësoni!”
1. Jam shumë kritik/e ndaj vetes
Ju mund të flisni për mënyrën se si krijoni një mjedis mbështetës në vendin e punës, duke mos i kursyer lavdërimet për kolegët. Kjo sjell një dritë më pozitive në sytë e personave që keni përballë dhe që po ju intervistojnë.
2. Unë nuk i zgjidh problemet vetë
Përballja me një sfidë është e rëndësishme, por të dish si dhe ku të kërkosh ndihmë për udhëzime dhe këshilla është një tjetër tregues jo i dobësisë, por i nivelit tuaj të bashkëpunimit, shkruan Cosmopolitan.
3. Jam i/e kujdesshme në marrjen e rreziqeve
Disa industri vlerësojnë rrezikun më shumë se të tjerat, por shpesh të jesh i/e kujdesshme është një ‘dobësi’ që mund ta përdorni në avantazhin tuaj. Të kesh kujdes në këtë drejtim do të thotë që ju jeni të gatshëm për të bashkëpunuar me të tjerët.
4. Ndihem nervoz/e kur flas para grupeve me shumë njerëz
Të folurit para në një konferencë me shumë njerëz, është një stërvitje për nervat dhe sigurisht një tentativë për të mposhtur frikën dhe dobësitë tuaja.
5. Jam i/e paduruar kur gjërat ecin ngadalë
Kjo është një situatë ideale për të treguar se punoni shumë dhe jeni efikas/e në detyrat dhe projektet që ju ngarkohen, pavarësisht se gjërat ecin ngadalë. Duke u mbështetur te puna në ekip, ju përmirësoni qasjen ndaj stilit të punës në kompaninë ku doni të punësoheni. /Telegrafi/