Bersant Celina po vazhdon me formën e tij të mirë te Twente.
I huazuari nga Manchester City ka shënuar një gol të bukur në fitoren ndaj G.A Eagles.
Ky ishte goli i katër i tij në Eredivisie, por ka edhe një asistim.
Pas golit Celina ka vendosur ta gëzojë një tifoz të vogël duke ia dhuruar fanellën që e kishte bartë gjatë ndeshjes.
Më poshtë keni videon e këtij gjesti të mirë nga ylli i Përfaqësueses së Kosovës. /Telegrafi/
…en een shirtje van @BersantCelina voor een jonge supporter #fctwente #gaetwe pic.twitter.com/ceDMUQ7VQE
— FC Twente (@fctwente) October 22, 2016