Site icon Telegrafi

Cila është ngjyra më e mirë për kuzhinë dhe ku ta vendosni shporetin?

Këshilla interesante

Kuzhina është një nga dhomat më të rëndësishme në shtëpinë tuaj për sa i përket Feng Shui-t.

Kuzhina juaj është një vend ku hani dhe shpesh është një vend ku mblidhen familja dhe miqtë, transmeton Telegrafi.

Vendndodhja e shporetit

Shporeti përfaqëson resurset, karrierën… Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të keni parasysh kur bëhet fjalë për shporetin është pozicioni i komandës, domethënë duhet ta shihni derën e shporetit gjatë gatimit, pa qenë në vijë me dyert e dhomës. Kjo ju lejon të keni kontroll mbi jetën dhe karrierën tuaj dhe të shihni të gjithë njerëzit, energjinë ose mundësitë që mund të shfaqen për ju.

Shpesh nuk është e mundur të ndryshoni pozicionin e shporetit, nëse është kështu, mund të shtoni një pasqyrë që do t’ju lejojë të shihni derën pas jush gjatë gatimit, shkruan The Spruce.

Frigoriferi i pastër

Mendoni se si është të hapësh një frigorifer të pastër dhe të organizuar në krahasim me një frigorifer të çrregullt plot me ushqime të skaduara. Edhe nëse nuk hani artikuj të skaduar, ato sërish ju ndikojnë fuqishëm. Përveç kësaj, zënë hapësirë të panevojshme. Hidhni çdo rrjedhje dhe përdorni pastrues jo toksikë për të hequr çdo pluhur ose papastërti që është grumbulluar.

Ngjyrat e kuzhinës

Në përgjithësi, e bardha është ngjyra më e mirë për kuzhina, sepse përfaqëson pastërtinë. Gjithashtu, ngjyrat e tokës si kafeja dhe e verdha simbolizojnë stabilitetin. Ngjyrat si blu dhe jeshile nënkuptojnë rritje, fleksibilitet dhe gjallëri. /Telegrafi/

Exit mobile version