Seksi në moshë të hershme është pendimi më i madh i të rinjve që e humbin virgjërinë, thotë një anketim britanik.
Më shumë se 30% dhe 15% e meshkujve tinejxherë dhe në vitet e hershme të 20’tave e kanë pranuar se nuk ka qenë “koha e duhur” kur për herë të parë kanë bërë seks, transmeton Telegrafi.
Ndonëse mosha legale në Britani për të bërë seks është 16 vjeç e sipër, anketimi i fundit thotë se shumë njerëz nuk janë të gatshëm në atë moshë.
Ky anketim i fundit, i publikuar në revistën ‘BMJ Sexual & Reproductive Health’, ka analizuar përgjigjet e 3,000 të rinjve që e kanë kryer anketimin mes viteve 2010 dhe 2012.
Përgjigjet e tyre kanë treguar se rreth 40% e vajzave të reja dhe 26% e meshkujve të rinj nuk ndihen se përvoja e tyre e parë seksuale ka ndodhur në “kohën e duhur”.
Kur janë pyetur më hollësisht, ata kanë thënë se do të dëshironin që të kishin pritur më gjatë për ta humbur virgjërinë. Shumë pak kanë thënë se është dashur ta bëjnë më herët.
Shumë prej tyre kishin bërë seks për herë të parë në moshën 18 vjeçare – gjysma e kishin bërë në moshën 17 vjeçare, e rreth 30% para se t’i mbushnin 16 vjet.
Por, kur është koha e duhur për ta humbur virgjërinë?
Para se ta humbni virgjërinë, fillimisht pyeteni veten:
– A ju duket si gjë e duhur për ta bërë?
– A e dashuroni partnerin?
– A ju dashuron ai/ajo njësoj?
– A keni folur për përdorimin e prezervativëve në mënyrë që t’i parandaloni sëmundjet seksuale, dhe a ka qenë biseda në rregull?
– A keni mundësi të thoni “JO” nëse e ndryshoni mendjen dhe a jeni në rregull dytë nëse e thoni këtë?
Nëse përgjigjeni “PO” në tërë këto pyetje, atëherë mund të jetë koha e duhur. Por, nëse i përgjigjeni me “PO” pyetjeve të mëposhtme, atëherë nuk duhet të bëni:
– A keni presion nga dikush për ta bërë këtë. P.sh. nga partneri apo miqtë?
– A mendoni se do të pendoheni pasi ta bëni?
– A jeni duke menduar të bëni seks vetëm për t’u përshtatur në rrethin shoqëror?
– A jeni duke menduar të bëni seks vetëm për ta ruajtur lidhjen? /Telegrafi/