Site icon Telegrafi

Cila është koha më e mirë e ditës për të mbetur shtatzënë, përgjigjja është e habitshme

Nga ndjekja e ovulacionit deri tek marrja e suplementeve të duhura, shtatzënia mund të jetë një proces i ndërlikuar. Por, a ka rëndësi koha se kur duhet të provoni për këtë proces?

Ne e dimë se ka një kohë kur shanset e fertilitetit janë më të larta deri në periudhën tjetër dhe ajo është koha e ovulacionit që zgjat tri deri në pesë ditë.

Por cila është koha më e mirë e ditës për të mbetur shtatzënë?

Një studim zbuloi se marrëdhëniet intime në mëngjes, pikërisht para orës 7.30 të paradites, do të rritnin shanset për të mbetur shtatzënë. Cilësia e spermës në këtë orar është shumë më e lartë se gjatë pjesës tjetër të ditës. Kjo u vërtetua sidomos në muajt mars, prill dhe në maj.

Megjithatë, një ekip nga Universiteti i Modenës zbuloi se cilësia dhe sasia më e madhe e spermës së meshkujve është në nivelin më të lartë gjatë orëve të pasdites. Nëse do të konsideronit gjithashtu se shumica e grave ovulojnë rreth orëve të darkës, atëherë do të ishte ky orari më i mirë për të ngelur shtatzënë.

Me nivelet e testosteronit tek meshkujt që rriten në mënyrë të konsiderueshme mes orës 06:00 deri në orën 9:00 dhe epshit që arrin kulmin e tij ndërmjet orës 10:00 deri në orën 1:00, keni disa mundësi të mira që të provoni të mbeteni shtatzënë.

Meqë mund të jetë e vështirë të mbani mend ditët e ovulacionit, nëse periodat tuaja janë të parregullta, është ideale të kryeni me partnerin marrëdhënie seksuale çdo ditë ose çdo natë, për të rritur shanset që të mbeteni shtatzënë.

Mbani mend, sperma prodhohet më shumë dhe qëndron më shumë në një trup të shëndetshëm, kështu që do t’ju duhet të lini duhanin dhe alkoolin, dhe të konsumoni sende ushqimore të shëndetshme në qoftë se keni ndërmend të mbeteni shtatzënë.

Më e rëndësishmja, mos harroni të argëtoheni dhe mos e ktheni seksin në një rutinë.

Exit mobile version