Më shumë se një milion njerëz në Indi janë evakuuar derisa një ciklon i fuqishëm ka filluar të zbarkojë në bregun e saj lindor të mërkurën.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, cikloni Yaas, i cili u intensifikua në një “stuhi shumë të ashpër” goditi shtetin e Orissa, i njohur gjithashtu si Odisha.
Ky është edhe cikloni i dytë që godet vendin brenda një jave, pasi cikloni Tauktae la të vdekur më shumë se 150 persona.
Ngjarja pason derisa India gjithashtu po lufton për t’u përballur me shpërthimin e pandemisë së COVID-19.
Yaas ka prekur zonat bregdetare me erën dhe shiun e rëndë derisa ‘zbarkoi’ duke reflektuar kështu edhe me dëmtimin e ndërtesave. /Telegrafi/