Site icon Telegrafi

Çiklizmi nuk e dëmton shëndetin seksual të meshkujve dhe as nuk i rritë shanset për disfunksion erektil

Lajm i mirë për meshkujt të cilët janë adhurues të çiklizmit: hulumtimet e reja thonë se çiklizmi nuk ka ndikim në jetën tuaj seksuale e as në aftësinë për të pasur ereksion – pavarësisht se hulumtimet e mëhershme kanë thënë të kundërtën.

Në një raport të ri të publikuar në ‘The Journal of Urology’, hulumtuesit kanë zbuluar se as çiklizmi intensiv e as ai rekreacional nuk kanë ndikim negativ në funksionin seksual dhe urinar të meshkujve, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët thonë se këto rezultate janë inkurajuese për meshkujt çiklistë, duke shtuar se çiklizmi sjellë shumë përfitime kardiovaskulare.

Në këtë studim pjesëmarrës kanë qenë 2,774 çiklistë, 539 notues, dhe 789 vrapues, të cilët i janë përgjigjur pyetësorëve të ndryshëm për aspektet e shëndetit seksual, infeksioneve urinare, etj. /Telegrafi/

Exit mobile version