Sokol Cikalleshi e mbylli me gol sezonin e tij të parë në Superligën Turke teksa shënoi golin e fitores për Bashakshehirin në minutat shtesë.
Sulmuesi i Kombëtares pasi kishte festuar kualifikimin për në Ligën e Evropës me skuadrën e tij, sot zbriti në fushë nga minuta e parë dhe ia shpërbleu ekipit të tij me golin e fitores në fund të takimit.
Ky ishte goli i pestë për Cikalleshin në kampionat me Bashakshehirin, ndërkohë që herën e fundit i kishte shënuar Konjasporit të Alban Mehës rreth dy muaj më parë.
Cikalleshi ka shënuar edhe 7 gola në kupë, duke numëruar 12 gola në total me Bashakshehirin në sezonin e tij të parë në futbollin turk.
Pas golit të Cikalleshit tifozët e pranishëm në stadium kanë shpërthyer në lot hidhërimi për rënien e skuadrës së tyre nga kategoria.
Cikalleshi shenon dhe bën tifozët të qajnë by shqiperiaimeal