Site icon Telegrafi

Cigaret elektronike – shpëtim për duhanxhinjtë

Në disa vite të fundit ndalimi i duhanit në vendet publike është çdo ditë e më i shpeshtë nëpër botë. Nuk lejohet të konsumohet në bare, klube e restorante. Duhanpirësit pasionant vështirë që do të heqin dorë nga ky ves, andaj shumëkush ka nisur kërkimin për diçka, që do të mund të zëvendësonte thithjen e tymit të dendur nga shkopi i nikotinës.

Lajmi i fundit, gjithsesi është shumë interesant, pirje digjitale e duhanit, respektivisht cigare digjitale. Me ndihmën e këtij zbulimi, të varurit madje mund të marrin dozën e nevojshme të nikotinës, pa lëndë kimike të dëmshme, pa përmbajtje toksike dhe helme që shkaktojnë kancerin. Pos kësaj, këto cigare elektronike, respektivisht digjitale, mund të ndizen në vende publike pa frikë nga dënimi, sepse me to nuk helmoni askënd rreth jush.

Crown7 është një prej produkteve të tilla. Tubi i stilizuar në formë të epruvetës, në vete ka edhe mbushje e bateri. Në mbushje gjendet uji, propilen glikoli, nikotina dhe shija e duhanit. Një mbushje e këtillë është e barabartë me dy pako cigare. Edhe pse vet produkti është relativisht i shtrenjtë, mbushjet janë më ekonomike sesa vet cigaret. Pos kësaj, Crown7 vjen në tri dizajne të ndryshme – cigare, cigarillo dhe llullë.

Kjo formë e pirjes së duhanit, shfrytëzuesit i furnizon me nikotinën e duhur, e nuk e ndotë mjedisin, lëshon vetëm gazra të parrezikshme, nuk lë aroma të pakëndshme në rroba dhe nuk dëmton personat afër.

Edhe një produkt tjetër i ngjashëm është Vapir, i cili thënë më pak fjalë, nuk djegë bimën, respektivisht duhanin, por e bën atë të avullohet. Në këtë mënyrë duhanpirësi mund të thithë nikotinën nga duhani, por pa e thithur tymin e dëmshëm.

Që të dyja nga këto produkte, si dhe sigurisht një varg tjerash që do të paraqiten në treg, u mundësojnë duhanxhinjve që pa ndonjë pengesë të kënaqen në nikotinë dhe tym për “sherr apo hajr” të vetin.

Exit mobile version