Një studim i ri nga “Cornell University” dhe “University of Central Oklahoma” (SHBA), ka treguar se disa çifte nuk janë martuar pasi i tremben divorcit, edhe pse ekzistojnë shumë arsye të tjera kundër martesës. Presioni social, frika nga angazhimi, pasojat që sjell divorci, janë frika më e madhe e çifteve të viteve të fundit.
Dhe eksperienca e këtyre të fundit ka një ndikim të madh në çiftet e reja, që gjithnjë e më shumë i tremben divorcit.
Duhet të pranojmë që pak realizëm nuk na bën kurrë keq, por nëse behet pesimizëm kronik dhe pengon edhe ëndrrat me romantikë, atëherë duhet të bëni diçka, duhet të gjeni mënyrën për të rifilluar të besoni që e ardhmja do të jetë më e mire.
Kjo është sëmundja e brezave të rinj, që kanë vendosur të heqin dorë nga… “ata jetuan të lumtur”.
/Telegrafi/