Site icon Telegrafi

Çiftet që stërviten bashkë, mbesin bashkë

Çdo ditë, anë e mbanë botës individët regjistrohen në palestra, regjistrohen në kurse për joga, ose thjesht dalin e vrapojnë afër shtëpisë së tyre.

Por, ndoshta nuk duhet ta bëjnë këtë si individ, transmeton Telegrafi.

Është koha ta keni në konsideratë faktin se si fitnesi jo vetëm se ju sjell të mira shëndetësore, por edhe kontribuon në një lidhje më të mirë romantike.

Fitnesi e rritë lumturinë në lidhje
Studimet laboratorike tregojnë se pasi kanë marrë pjesë në një aktivitet të përbashkët fizik, çiftet kanë raportuar se ndihen më të kënaqur me lidhjen e tyre dhe më të dashuruar.

Kjo sugjeron se synimet e përbashkëta fizike (p.sh. vrapimi i një maratone), vrapimet e rregullta të përbashkëta, vallëzimi, etj., mund ta përmirësojnë kualitetin e lidhjes romantike.

Duke ushtruar së bashku e rritni efiçiencën e ushtrimeve
Është fakt i dëshmuar kohë më parë që vetëm prezenca e dikujt tjetër ndikon në aftësinë tuaj për ta kryer një aktivitet.

Duke e marrë partnerin/partneren në palestër, ju do të keni më shumë energji për t’i kryer ushtrimet dhe rrjedhimisht do ta përmirësoni efiçiencën e ushtrimeve.

Stërvitjet në çift e forcojnë lidhjen emocionale
Kur stërviteni së bashku, ju e krijoni një kontekst në të cilin mund t’i koordinoni veprimet e juaja. P.sh., ju ngritni pesha me të njëjtin ritëm, i sinkronizoni hapat kur vraponi, etj.

Kjo gjë ndikon që të lidheni më shumë emocionalisht me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Exit mobile version