Site icon Telegrafi

Çiftet që kanë TV në dhomën e gjumit dyfish më shumë bëjnë seks

Çiftet të cilat kanë TV në dhomën e gjumit bëjnë seks mesatarisht dy herë e më shumë, ka treguar hulumtimi të cilin e ka bërë VoucherCodesPro.co.uk britanik, transmeton Telegrafi.

Madje 67 për qind e të anketuarve ka deklaruar se qëkur e kanë vendosur televizorin në dhomën e gjumit u është përmirësuar jeta seksuale. Shkak i kësaj është se te 32 për qind të të anketuarve me parterin e tyre shikojnë emisione me përmbajtje erotike.

Sipas anketës së realizuar, çiftet që kanë TV në dhomën e gjumit mesatarisht bëjnë seks dy herë në javë, ndërkaq ata që nuk kanë TV vetëm një herë.

“Ishim pak të befasuar me rezultatet, mirëpo kur t’i shikoni arsyet përse është kjo kështu arrihet të përfundohet se e gjithë kjo ka kuptim. Veç kësaj, konsiderojmë që ata të cilët nuk kanë TV në dhomën e gjumit, atë hapësirë dëshirojnë ta përdorin ekskluzivisht për gjumë dhe nuk dëshirojnë që t’i pengojë asgjë, thonë në VoucherCodesPro.co.uk.

Thonë edhe që teknologjia edhe ashtu është bërë pjesë kryesore e jetës së përditshme. Ndonëse është më drejt të përdoret dhoma e gjumit si vend për të bërë gjumë, ndërkaq televizorin ta vendosnin në dhomën e ndejës, megjithatë nuk është keq të bëhet përjashtim nëse kjo do të shpërthejë epshin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version