Me dekada të tëra, librat dhe terapistët e ndryshëm i kanë sugjeruar çifteve se çelësi i një lidhjeje të suksesshme është seksi… shumë seks!
Por, një studim i ri sugjeron se çiftet më të lumtura janë ata që bëjnë seks vetëm një herë në javë, transmeton Telegrafi.
Sipas studimit në fjalë, seksi i shpeshtë nuk e përmirëson kënaqësinë apo mirëqenien. Ky studim është bazuar në anketimet e plotësuara nga 30,000 amerikanë për më shumë se 30 vite.
Gjithashtu, pavarësisht stereotipeve se meshkujt dëshirojnë më shumë seks dhe se njerëzit e vjetër bëjnë seks më rrallë, shkencëtarët faktikisht nuk kanë gjetur ndonjë dallim sa i përket gjinisë, moshës etj.
“Në lidhje, seksi është i rëndësishëm për të forcuar lidhjen emocionale dhe për t’u ndjerë se endeni partneri joshet nga ju, por të kryerit seks vetëm një herë në javë është reale dhe qëllim i arritshëm për njerëzit e zënë”, kanë deklaruar autorët e këtij studimi.
Vlen të ceket se hulumtimi është publikuar në revistën “Society for Personality and Psychology”. /Telegrafi/