Telegrafi

Cicërimat e Twitter do të paraqiten si rezultate të kërkimit në Google

Në gjysmën e parë të këtij viti cicërimat do të shfaqen si rezultate të kërkimit në Google, menjëherë pas postimit të tyre në Twitter.

Si pjesë e kësaj marrëveshje, Twitter do t’i ofrojë kompanisë Google të gjitha të dhënat e postimeve të bëra nga më shumë se 284 milionë përdorues sa ka ky rrjet social.

Twitter e ka parë që kohët e fundit rritja e përdoruesve të saj ka qenë e ngadalshme, dhe me këtë marrëveshje me gjiganti e kërkimit online ajo shpreson që cicërimat do të shfaqen në rezultatet e kërkimit në Google dhe se ky veprim do të bëjë që edhe jo-përdoruesit e rrjetit social të hapin llogari të reja në faqen e saj. (Telegrafi)