Sot, Google Chrome ka arritur të marrë më shumë se 20 për qind të tregut të shfletuesve në internet, thuhet sipas statistikave të fundit të StatCounter.
Pjesëmarrja e Google Chrome në treg tani ka arritur në 20 për qind në qershor të këtij viti, ose 2.8 për qind më shumë nëse krahasohet me muajin e njëjtë të vitit 2009.
Me sa duket kjo rritje e Chrome ka shkuar në dëm të Internet Explorer të kompanisë Microsoft, shfletues ky i cili ka shënuar rënie, në anën tjetër.
Më saktë, pjesëmarrja e Internet Explorer ka rënë nga 59 për qind që kishte në 2009, në 44 për qind, këtë vit.
Mirëpo, IE nuk ka qenë shfletuesi i vetëm i cili ka pasur rënie, pasiqë edhe Firefox ka rënë nga 30 në 28 për qind. / Telegrafi /