Telegrafi

Chrome në vendin e dytë

Shfletuesi i Google momentalisht mban 25.69% të tregut botërorë, derisa Firefox i Mozillas është në kuotën prej 25.23%. Internet Explorer i Microsoft është ende i paprekshëm me posedim prej 40.63%. Një informatë tjetër, që erdhi nga Microsoft, thotë se Internet Explorer është shfletuesi më i popullarizuar në mesin e kompjuterëve me Windows 7.

Sipas StatCounter, Chrome ka pasur rritje të madhe edhe në Shqipëri (në rezultate nuk është përfshirë Kosova) e për informata më të detajuara raportin mund ta gjeni këtu. /Telegrafi/