Gjatë gushtit Chrome pati në posedim 15.51%, ani pse ende ka mbetur në vendin e tretë në shkallëz. Më i popullarizuari, Internet Explorer i Microsoftit, në periudhën prej një muaji shënoi rënie prej 55.31% në 54.39%. Firefoxit gjithashtu i është zvogëluar posedimi, por duhet cekur në masë të vogël – nga 22.57% në 22.48%.
Safari i Appleit me posedimin prej 5% ndodhet në vendin e katërt, derisa Opera me 1.67% është në vendin e pestë.
A jeni në të njëjtat frekuenca me mbarë botën, cili është shfletuesi juaj i preferuar? /Telegrafi/