Telegrafi

Chrome dukshëm e dominon tregun

Në shtator të këtij viti, Chrome ishte më i përdorur sesa rivalët Firefox, Internet Explorer, dhe Opera së bashku.

Ndërsa nëse Chrome kombinohet me shfletuesin e integruar të Android atëherë këta dy shfletues kanë pjesëmarrje më të madhe të tregut sesa Firefox dhe Safari së bashku.

Dy shfletuesit më të mëdhenj në treg sot përdoren nga më shumë se 80 për qind e tregut. Muajin e kaluar, Google Chrome e ka mbajtur vendin e parë me një të tretën e tregut, ose 34.68 për qind.

Në vendin e dytë ishte Firefox me 16.60 për qind, i përcjell nga afër nga Safari me 16.15 për qind dhe Internet Explorer me 15.62 për qind. / Telegrafi /