Site icon Telegrafi

Chrissy Teigen sapo ndau rutinën e saj të plotë për kujdesin ndaj lëkurës

Shumë prej nesh, sidomos gjatë karantinës, kemi shikuar me admirim fotografitë e vajzave të famshme pa grim.

Si mund të jetë lëkura e një personi kaq e lëmuar dhe e pastër? Po, ndihmojnë filtrat, plus ato kanë qasje në disa nga trajtimet më të mira të fytyrës në treg, por ne duam të dimë rutinën e tyre për kujdesin ndaj lëkurës.

Chrissy Teigen (lëkura e së cilës gjithmonë duket se po shkëlqen) plotësoi dëshirën e shumë prej nesh, ajo thjesht ndau me ne rutinën e saj dhe tani ka kuptim të përsosur pse lëkura e saj duket kaq e mirë.

Për të shoqëruar rutinën e saj të plotë, Teigen postoi një video të shkurtër në Instagram, ku shihej me penel portokalli dhe duke thënë se po i pëlqen trendi i penelit shumëngjyrësh edhe pse po i bashkëngjitet “shumë vonë”.

Ajo shkroi, “Për ju njerëz të mirë që keni kërkuar të tregoj rutinën time për kujdesin e lëkurës, unë do të pranoj se jam shumë krenare për lëkurën time së fundmi po ndjehem shumë mirë”.

“Unë shpeshherë përdor çfarë të kem më afër, por Shani Darden më detyroi të përdor pastruesin nga Sklinik dhe losionin për fytyrën nga Controlcorrective me faktor mbrojtës 30, kremin nga Lamer dhe shiritave të hundës nga Bioreus. Një rutinë shumë e thjeshtë”!

“Pastrues kliniki IS dhe losioni është e vetmja gjë që unë përdor vazhdimisht dhe ato janë qenë gjithmonë aq të mira për mua. Do të vini re një ndryshim shumë të madh!”, përfundoi ajo.  /Telegrafi/

Exit mobile version