Telegrafi

Chiriches nxori krahun nga vendi, mjekët e Napolit marrin gjithë vëmendjen në rrjetet sociale (Video)

Ndeshja ndaj Bolognias nuk filloi mirë Napolin, kjo pasi mbrojtësi Vlad Chiriches, e lëndoi krahun dhe kështu u largua nga fusha.

27-vjeçari nga Rumania mori një goditje të rënë në shpatullën e majtë dhe nga raportimet e para pritet të mungojë për gjashtë javë.

Kështu ai do të humbet ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve dhe kjo nuk është aspak një shenjë e mirë për Napolin.

Ai është zëvendësuar nga Raul Albiol, ndërsa vlen të theksohet se napolitanët fituan në fund me rezultat 0-3.

Por, ajo që vazhdon të komentohet në rrjetet sociale është mënyra se si mjekët e trajtuan lojtarin. Ata nuk pritën që lojtari të largohet nga fusha, por aty për aty filluan duke i dhënë mjekimet e para dhe atë në mënyrën e vështirë.

Kjo duket nuk i pëlqeu lojtarit, i cili më pas i kërkoi atyre të kenë më shumë kujdes pasi ai ka dhimbje të mëdha. /Telegrafi/