Telegrafi

Chievo dënohet me heqjen e tri pikëve, presidenti i tyre me tre muaj ndalesë

Chievos i janë hequr tri pikë në Serie A për sezonin aktual dhe janë gjobitur me 200 mijë euro pasi u shpallën fajtorë për kontabilitet të rremë. Federata Italiane dënoi gjithashtu edhe presidentin e klubit dhe disa këshilltarë.

Skuadra nga Verona ishte akuzuar për tregtimin e lojtarëve me Cesenën për të krijuar rreth 25 milionë fitim të rremë, duke i lejuar ata të regjistroheshin për Serie A pasi ata përndryshe do të kishin qenë të papërshtatshëm.

Pas një gjyqi fillestar të dështuar, u soll një rast i ri dhe dje prokurorët kërkuan heqje prej 15 pikësh për Chievon.

Ndërsa, FIGC e ka cilësuar klubin fajtor, por që është shqiptuar një dënim shumë i lehtë me vetëm tre pikë.

“Gjyqi federal [TFN] – seksioni disiplinor – i kryesuar nga Cesare Mastrocola ka pranuar kërkesën e prokurorit, duke sanksionuar Chievo Verona me një zbritje prej tre pikësh në tabelë që do të merret në sezonin aktual dhe një gjobë prej 200 mijë eurosh”.

“TFN ka sanksionuar edhe presidentin e klubit, Luca Campedelli, me një ndalim prej tre muajsh, si dhe një ndalim një mujor dhe 15 ditor për këshilltarët Piero Campedelli, Giuseppe Campedelli, Michele Cordioli dhe Antonio Cordioli”.

“Gjykata vendosi që nuk duhet të vazhdojë me çështjen kundër Cesena për shkak të revokimit të përkatësisë së tyre, duke sanksionuar Guido Aldini dhe Samuele Mariotti për një muaj dhe 15 ditë”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/