Roma nuk ka marrë më shumë se një barazim pa gola te Chievo 0-0.
Skuadra nga kryeqyteti italian dominoi gjatë tërë ndeshjes, por nuk ia arriti të shënonte së paku një gol.
E meritën më të madhe për ndaljen e Romës e kishte portieri Stefan Sorrentino që bënte pritje të jashtëzakonshme.
38-vjeçari mori notën më të lartë në ndeshje, pasi u vlerësua (8.6) falë paraqitjes së tij.
Paraqitje të mirë te vendasit kishte edhe Radovanovic (7.2) dhe sulmuesi Inglese (6.9).
Ndërkohë te Roma më së shumti u dalluan lojtarët e repartit defensivë.
Mesfushori defensivë, Maxime Gonalons mori notën më të lartë (7.9), ndërsa paraqitje të mirë patën edhe komplet katërshja e mbrojtjes.
E nota më e vogël shkoi për sulmuesin Edin Dzeko i cili u fut në ndeshje në pjesën e dytë por nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë edhe pse kishte disa raste të mira (6.00). /Telegrafi/