Javier Hernadez ka thurë fjalët më të mira për kampionatin gjerman.
Sulmuesi meksikan po kalon një formë të mirë në Bundesliga te skuadra e Bayer Leverkusen.
Por, arsyeja e kësaj është se Chicharito është i kënaqur me nivelin e kampionatit dhe sipas tij, shumë shpejt do të arrij të bëhet liga numër një në botë, përcjell Telegrafi.
“Bundesliga është duke u rritur shumë shpejt dhe mund të bëhet liga numër një në botë”, ka thënë Chicharito për mediat gjermane.
Ndryshe, meksikani ka luajtur edhe në Ligën Premier dhe La Liga me skuadra si Manchester United dhe Real Madrid. /Telegrafi/