Telegrafi

Cheryshev shënon supergol, Rusia në epërsi ndaj Kroacisë

Kombëtarja e Rusisë ka gjetur golin e parë ndaj Kroacisë në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Botës.

Është mesfushori me tipare sulmuese, Denis Cheryshev, i cili ka shënuar për epërsinë 1-0.

Cheryshev shënoi një supergol nga distanca në minutën e 31-të.

Ky gol erdhi pas asistimit të sulmuesit Artem Dzyuba. /Telegrafi/