Telegrafi

Cheryshev del i pastër pas kontrolleve për doping

Mesfushori rus i Velencias, Denis Cheryshev ka dal i pastër nga shkeljet e dopingut pasi autoritetet anti-doping nuk gjetën shenja të parregullta.

Agjencia spanjolle e anti-doping ka mbyllur hetimet e saj pasi nuk gjeti asnjë keqbërje nga ana e 27-vjeçarit, aktualisht në huazim tek Los Che nga Villarreali.

27-vjeçari ka kaluar të gjithë karrierën e tij në Spanjë me Sporting Gijonin, Burgos, Real Madridin, Sevillan, Villarrealin dhe Valencia.

Lexo po ashtu Shtatë mrekullitë e para të Kampionatit Botëror: Nga Coutinho e Ronaldo te Mertens e Quintero, secili gol më i bukur se tjetri

Ai u bashkua me Los Che pas Kupës së Botës, ku katër golat e tij e ndihmuan Rusinë të eliminojë Spanjën në 1/16-tën dhe të arrijë në çerekfinale.

Sikur ai të ishte shpallur fajtor për përdorimin e hormonit të rritjes pa përjashtim mjekësor ai mund të ishte dënuar me një ndalim të gjatë sportiv.

Dënimi që do të merrte në rast të daljes pozitiv në doping do të ishte ndalesë deri në katër vjet.

Babai i lojtarit, Dmitri, ka thënë për mediumin Sport Weekend se ai kishte marrë një injeksion që përmbante ‘hormon të rritjes’ ndërsa ai ishte duke u rikuperuar nga një dëmtim në ndërtimin e Kupës së Botës. /Telegrafi/