Trajneri i Rusisë, Stanislav Cherchesov ka vlerësuar lartë ekipin e Belgjikës, por që do të luajnë me maksimumin e tyre.
Rusët dhe Belgët do të takohen sonte (e shtune) nga ora 21:00 në Shën Petersburg në kuadër të Grupit B.
Cherchesov bëri të ditur se ekipi i tij është takuar tre herë me Belgjikën dhe kanë dy humbje dhe një barazim.
“Belgjika ka 18 lojtarë që kanë luajtur në Kupën e Botës në vitin 2018. Ata padyshim që janë një ekip i fortë”, ka thënë trajneri i Rusisë.
“Ne jemi përballur me ata tri herë në vitet e fundit (Rusia humbi 3-1 dhe 4-1 në kualifikimet evropiane dhe barazoi 3- 3 në një miqësore) dhe të gjitha ndeshjet ishin vërtet argëtuese”.
“Nesër duhet të luajmë në maksimumin tonë për të fituar”, ka shtuar më tej Cherchesov. /Telegrafi/