FURIA ka finalizuar listën CS:GO përpara sezonit të vjeshtës, duke kompletuar listën e tyre me Marcelo “chelo” Cespedes.
Chelo është bërë pjesë e ekipit FURIA, pak orë pas nënshkrimit të FalleN.
Lojtari 25 vjeçar ishte pjesë e ekipit Imperial së bashku me FalleN, ku së fundmi patën paraqitje të mira.
Chelo do ta zëvendësojë lojtarin drop në formacionin e ekipit FURIA, pasi kaloi një vit tek Imperial.
Formacioni brazilian me pamje të re do të debutojë në fazën Play-in të IEM Cologne 2023 më 26 korrik.
Pas ardhjes së Chelo dhe FalleN, ekipi FURIA duket kështu:
Andrei “arT” Piovezan
Yuri “yuurih” Santos
Kaike “KSCERATO” Cerato
Gabriel “RaN” Toledo
Marcelo “chelo” Cespedes
/Telegrafi/