Gjithashtu, me përparimin e teknologjisë bëhet e mundur që ky lloj komunikimi të jetë thuajse real, në kushte gati të barabarta me ato të një takimi normal në rrugë apo në një kafene. Dhe kjo falë mundësisë për të dëgjuar dhe shikuar personin me të cilin komunikojmë dhe jo vetëm për të shkëmbyer mesazhe.
Kështu, tek të gjithë ata të rinj apo të kaluar në moshë (të mos harrojmë se shumica komunikon në përgjithësi me emra të rremë) të cilët disponojnë kompjuter ose frekuentojnë "Internet cafe", iu jepet mundësia që përmes rrjetit elektronik të kapërcejnë vetminë dhe pamundësinë për të gjetur partner si dhe të shprehin dëshirat e tyre (edhe ato më të veçantat) tek njerëz që i dëgjojnë, në anën tjetër të kompjuterit. Vetëm kështu mund të shpjegohet fakti se ‘chat room’ funksionon si një shkop magjik që magjeps dhe i mban me orë të tëra frekuentuesit e tij përpara ekranit të kompjuterit.
Përdorimi i rrjetit elektronik mund të ndihmojë në njohjen e njerëzve të rij, por në asnjë mënyrë ai nuk mund të zëvendësojë marrëdhëniet dhe komunikimin klasik midis njerëzve. /Telegrafi/