Site icon Telegrafi

Charles Leclerc merr “pole position” në Çmimin e Madh të Australisë, vazhdon zhgënjimi i Hamiltonit

Charles Leclerc merr “pole position” në Çmimin e Madh të Australisë. Performancë brilante nga vozitësi i Ferrarit, i cili e mbylli me 1:17.868, duke tejkaluar Max Verstappen në përpjekjen e fundit.

Pozicioni i tretë për Sergio Perez, i cili aktualisht është nën hetim për mos ngadalësim të mjaftueshëm nën flamurin e verdhë në Q2; i pesti Lewis Hamilton.

Larg Carlos Sainz, vetëm i nënti, por shumë i pafat pasi xhiroja e tij më e mirë nuk u llogarit në flamurin e kuq, pas aksidentit të Fernando Alonso.

Nicholas Latifi (Williams) dhe Lance Stroll (Aston Martin) do ta nisin nga fundi. Ato ishin protagonistë të një aksidenti në Q1 për të cilin penalizimet e mundshme po shqyrtohen nga drejtuesit e garës.

Renditja përfundimtare:

1. Charles Leclerc (Ferrari)

2. Max Verstappen (Red Bull)

3. Sergio Perez (Red Bull)

4. Lando Norris (McLaren)

5. Lewis Hamilton (Mercedes)

6. George Russell (Mercedes)

7. Daniel Ricciardo (McLaren)

8. Esteban Ocon (Alpine)

9. Carlos Sainz (Ferrari)

10. Fernando Alonso (Alpine)

11. Pierre Gasly (AlphaTauri)

12. Valtteri Bottas (Alfa Romeo)

13. Yuki Tsunoda (AlphaTauri)

14. Guanyu Zhou (Alfa Romeo)

15. Mick Schumacher (Haas)

16. Alexander Albon (Williams)

17. Kevin Magnussen (Haas)

18. Sebastian Vettel (Aston Martin)

19. Nicholas Latifi (Williams)

20. Lance Stroll (Aston Martin). /Telegrafi/

Exit mobile version