Telegrafi

Charles Leclerc fiton garën për Çmimin e madh të Australisë, Hamilton jashtë podiumit

Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc ka fituar garën për Çmimin e madh të Australisë.

Çmimi i madh i Australisë është përshkuar me një garë të fortë gjatë 58 xhirove.

Megjithatë, në fund fitues doli Leclerc, i cili gjithashtu e nisi nga ‘pole-positon’, duke konsoliduar epërsinë e tij dhe të Ferrarit në kampionat.

Pas tij në vendin e dytë Sergio Perez, ndërsa podiumin e kompletoi George Russell i Mercedesit.

Në vendin e katërt përfundoi Lewis Hamilton, Lando Norris i pesti, ndërsa Daniel Ricciardo i gjashti.

Esteban Ocon e mbylli garën i shtati, Valtteri Bottas i teti, Pierre Gasly i nënti dhe Alexander Albon i dhjeti. /Telegrafi/